Alarm në Gjermani/ Qëlloi me armë dhe mban peng dy fëmijë, evakuohet aeroporti i Hamburgut

Një person i armatosur ka qëlluar me armë në aeroportin e Hamburgut dhe më pas ka përplasur automjetin e tij pranë aeroportit.

Zëdhënësi i policisë, njoftoi se trafiku ajror u ndal menjëherë dhe se terminalet gjithashtu u mbyllën.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie duke rrethuar zonën, po ashtu edhe helikopterët janë vënë në gatishmëri për të gjetur autorin. Sakaq raportohet se autori ka peng dy fëmijë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share