11-vjeçari vdes nga kafshimi i gjarprit, pasi babai i tij injoroi lutjet për ndihmë

Një baba është akuzuar për vrasje nga pakujdesia, pasi ka neglizhuar lutjet e tw birit 11-vjeçar i cili ishte pickuar nga gjarpri.

Kerrod Frahm është akuzuar se nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore për djalin e tij Tristian. Policia e ka akuzuar atë se ka refuzuar të marrë seriozisht lutjet e djalit të tij pasi ai u pickua, sipas Daily Star.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Babai dhe djali po vizitonin një mik në Murgon, Queensland, në Nëntor 2021 kur Tristian iu lut për ndihmë pasi u pickua nga një gjarpër. Pas një hetimi 12-javor, Frahm u akuzua të martën për shkaktimin e vdekjes së djalit të tij.

Thuhet se para se të shkonte në shtrat Tristian i tha të atit se ishte kafshuar nga një gjarpër, por Frehmiti nuk i kushtoi rëndësi. Gjatë natës gjendja shëndetësore e 11-vjeçarit u përkeqësua dhe trupi i pajetë i tij u gjet në mëngjes.

Familja familja mes dhimbjes i bëri Tristianit homazhe pas incidentit tronditës. Frahm do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës Murgon më 6 Dhjetor. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share