Shkollimi i kryer i drejtoreshës së re të Shoqërisë Aksionare “Aeroportet e Maqedonisë”, Milikije Halimi, ka qenë shpesh objekt diskutimi në media, ndërsa u riaktualizua pas emërimit të fundit nga Qeveria e Maqedonisë, përcjell KlanM
Ish-kryetarja e Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi, ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik.
Nga zyra e saj për kanal 5 thonë se Halimi ka mbaruar Fakultetin Ekonomik, por nuk kanë specifikuar se kur ka përfunduar studimet dhe në cilin Universitet. Në profilin e saj në Facebook, shkruan se ka mbaruar Fakultetin Pedagogjik.
Në mbrojtje të saj sot doli kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili tha se për këtë pozitë është propozuar nga Qeveria dhe unanimisht është zgjedhur nga Këshilli mbikëqyrës i shoqërisë aksionare.
“Ajo është zgjedhur nga ana e Bordit Mbikëqyrës sipas kritereve që i ka N.P. për shërbime të aeroporteve, që gjithsesi është një ndërmarrje e vogël dhe në bazë të diplomës universitare që e ka parashtruar”, tha Kovaçevski.
Pas përfundimit të mandatit të saj si kryetare komune, Halimi u punësua në Doganë me diplomë të mesme mjekësore si inspektore për luftën kundër krimit ekonomik./KlanMacedonia