Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëri nga krerët e koalicionit opozitar shqiptar, Bilall Kasami, ka deklaruar në Klan Debat se gjendja e shqiptarëve në Maqedoni është e rëndë. Kjo situatë, sipas tij, ka bërë që të bashkohen tre forcat opozitare, duke kërkuar mbështetje edhe nga faktorë tjerë që nuk pajtohen me pushtetin.
“Unë besoj se jemi në grupin e njerëzve normalë, të cilët kemi mësuar nga gabimet tona. Pra, në këtë rast, që të tre ne kemi provuar rrugë ndaras dhe e kemi kuptuar që e keqja dhe dëmi, që BDI ua ka sjellur shqiptarëve është aq i madh, saqë ne duhet detyrimisht të bashkohemi, t’i bashkojmë forcat, të largojmë bashkërisht këtë të keqe dhe pastaj të ulemi e të shohim nëse do të vazhdojmë bashkë më tutje dhe si do të vazhdojmë bashkë. Pra, është ajo situatë, në të cilën gjenden shqiptarët e Maqedonisë. Vërtet një situatë, që unë e kam thënë në shumë raste, është situatë në disa raste të caktuara edhe më e vështirë se para 2001-shit, që neve na ka bashkuar. Prandaj sot jemi këtu dhe është po e njejta situatë që neve na detyron që të lusim edhe faktorë tjerë opozitarë, që t’i bashkohen opozitës, që të forcohemi sa më shumë dhe të rikthejmë shçresën tek shqiptari i rëndomtë”, deklaroi Bilall Kasami./KlanMacedonia