Mbytja në pishinë mund të jetë një prej shkaqeve të vdekjes së Methju Perrit. Ylli i serialit të famshëm amerikan, “Friends” u gjet i pajetë të premten në xhakuzin me ujë të ngrohtë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Për “mbytje”, flet edhe një punonjës i ekipit të urgjencës që mbërriti në vendngjarje pasi u lajmërua nga stafi i 54-vjeçarit.
Perri u gjet pa ndjenja nga shërbyesit në xhakuzin që ndodhet në kopshtin e pasmë të rezidencës së tij rreth orës 4 të pasdites të së shtunës. Ekspertiza mjeko-ligjore kërkoi analiza më të thelluara për shkaqet e vdekjes së tij, pasi në vendin e ngjarjes nuk u gjetën lëndë narkotike, por ilaçe të tilla si antidepresantë, kundër ankthit dhe për kurimin e sëmundjeve kronike në rrugët e frymëmarrjes.
Mëngjesin e të shtunës, një mikeshë e tij u tha hetuesve se Perri nuk ishte ndjerë mirë, ndërsa kishte luajtur tenis. Hetuesit dyshojën se mund të ketë pësuar edhe infarkt. Vitet e fundit, ylli i serialit komedi Friends ka pranuar betejat e tij edhe me alkolin, drogën dhe probleme të tjera shëndetësore.
Tv Klan