LFK TETOVË: Është zhvilluar java e VI-të e sezonit vjeshtor, Vëllazërimi i Sllatinës kryesonë tabelën

Kampionati në Ligën Komunale të Tetovës 2023/2024, është duke vijuar sipas planit të komisionit të garave, kështuqë gjatë fundjavës janë zhvilluara ndeshjet e xhiros së gjashtë të sezonit vjeshtor . Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara vendasit kanë shënuar dy fitore, ndërsa ekipet mysafire katër fitore dhe janë shënuar gjithësejtë 27 gola.

Kryendeshje e javës së gjashtë është zhvilluar në stadiumin e Renovës në Xhepçshtë mes KF Renova dhe KF Vëllazërimi e Sllatinës, ndeshje kjo e cila ka përfunduar me fitoren e sllatinasëve 4-2, të cilët tanimë ngjiten në pozitën e parë në renditjen e tabelës me 13 pikë, aq sa ka edhe KF Dobroshti, që mundi Jehonën në Pëshevcë 5-2. Fitore në cilësinë mysafirit ka shënuar edhe ekipi KF “ES” nga Kamjani në përballjen me Skënderbeun në Poroj 2-0.

Pas javës së gjashtë tabelën e kryeson Vëllazërimi dhe Dobroshti me nga 13 pikë, Sharri në pozitën e tretë me 11 pikë, pasojnë Rrufeja, Vardari 2022, KF” ES”, me nga 10 pikë.

Në sezonin 2023/2024 në Ligën komunalke të Tetovës garojnë 13 ekipe dhe ate Vëllazërimi, Dobroshti, Sharri, Rrufeja, Vardari 2022, KF ES, Piroku, Besa, Renova. Skënderbeu, Jehona, Mërgimtari dhe Ylli. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share