Autori është një 40-vjeçar i shpallur në kërkim
22 persona humbën jetën dhe 60 të tjerë u plagosën nga një seri të shtënash në dy zona të ndryshme të qytetit Lewiston në verilindje të Shteteve të Bashkuara.
Një person i armatosur hapi zjarr ndaj të pranishmëve në një sallë lojërash boëling. Policia u njoftua për të shtëna disa minuta më vonë edhe në një bar rreth 6 kilometra larg vendit të ngjarjes.
Dyshohet se autor është një 40-vjeçar i identifikuar si Robert Kard. Autori u identifikua nga këqyrjet e kamerave të sigurisë të sallës sportive ku kreu sulmin e parë.
Dyshohet se ai është autor edhe i sulmit të dytë dhe tashmë është në arrati. Për kryerjen e sulmeve me automatik, përdori një veturë Subaru, e cila u gjet e braktisur në periferi të qytetit. Hetuesit thanë se ai është një person me precedentë penal, kryesisht për ushtrim dhune.
40-vjeçari është rezervist ushtrie dhe instruktor qitjeje me armë, por kohët e fundit leja e ushtrimit të aktivitetit i ishte pezulluar, pasi kishte shfaqur probleme mendore për të cilat ishte kuruar gjatë verës në psikiatri.
Ky konsiderohet si sulmi më i përgjakshëm me armë në një hark kohor prej një viti në Shtetet e Bashkuara.
Tv Klan