“Takimet në Bruksel duhet të shërbejnë si shans për liderët e Kosovës dhe Sedrbisë për të ndêrrmarrê hapat e duhura drejt normlizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”.
Ky ështê mesazhi që përcillet nga Bashkimi Europian një ditë para mbërrritjes së tyre në Bruksel. Burimet zyrtare të BE-së konfirmojnë për KM, se, mungesa e progresit do tê ketë pasoja për të dyja palët. Sipas këtyre burimeve, takimet midis palës europiane dhe liderëve të Serbisë dhe Kosovës do të fillojnë në orën 14:00.
Do të ketë dy takime: Një takim midis kryeministrit të Kosovês, Albin Kurti dhe ekipit të BE-së të përfaqësuar nga liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë, shefit të diplomacisë europiane dhe përfaqësuesit special për statusi, si dhe një takim tjetër midis predidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ekipit të BE-së të përfaqësuar me përbërjen e mësipërme.
Burimet zyrtare të BE-së bëjnë gjithashtu të ditur, se do të ketë konkluzione të samitit europian lidhur me rrugën që duhet të ndjekin Kosova dhe Serbia për normalizimin e marrêdhënieve të tyre.
Erisa Zykaj – TvKlan, Bruksel