Vaksinimi kundër gripit sezonal privatisht kushton 700 denarë, ndërsa falas përmes “Termini im”

PETLIÇKOVSKI: JAM I KËNAQUR NGA INTERESIMI, SHPRESOJ TË MBULOJMË 75% TË POPULLSISË

Qytetarët mund të vaksinohen kundër gripit sezonal falas përmes “Termini im”, por edhe privatisht, do tu kushtojë 700 denarë. Kryetar i KSI-së Aleksandar Petliçkovski tha se deri më thani 30 mijë persona janë paraqitur për tu vaksinuar.

“Po i ndjekim rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të siguruar vaksinat në tetor, është vërtet një moment shumë i mirë. Atë që nuk po e ndjekim ndërsa është rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, është vaksinimi i popullsisë. Do të ishte mirë që këtë vit të kishim një rritje pak më të madhe të personave të vaksinuar, gjë që do të na afronte me rekomandimet e mbulimit 75% të popullsisë”, tha Aleksandar Petliçkovski, kryetar i KSI-së.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht në grupet e rrezikut. Në vendin tonë veçmë janë mbushur poliklinikat me qytetarë të prekur nga gripi sezonal, disa prej simptomave ngjasojnë edhe me Covid 19./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share