Arena Todor Proeski po merr pamje të re, Sejdini: Futbolli dhe përfaqësuesja e meritojnë këtë

Federata e Futbollit të Maqedonisë deri në fund të kësaj jave do t’i përfundojë aktivitetet e filluara nga projekti për vendosjen e një fushe krejtësisht të re hibride në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Brezi i fundit hibrid është instaluar në Arenën “Todor Proeski” pas rreth një muaji punë, e cila përfshinte heqjen e terrenit të mëparshëm, vendosjen e nënshtresës së re dhe një sistem tërësisht të ri të mirëmbajtjes dhe ujitjes së terrenit.

Muamed Sejdini – president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë: “Më vjen mirë që arenën “Todor Proeski” do ta shohim në një petk të ri. Kjo është edhe një dëshmi se investimet në infrastrukturë janë pjesë themelore e qasjes sonë për zhvillimin e futbollit në vend. Federata e Futbollit të Maqedonisë ndihmon dhe do të ndihmojë edhe në të ardhmen, është obligim që të investojmë në infrastrukturën që është baza e suksesit të futbollit tonë”.

“Dua të falënderoj edhe përgjegjësit në Ndërmarrjen Publike që menaxhon arenën për realizimin e këtij projekti. Futbolli dhe përfaqësuesja e meritojnë këtë. E presim me padurim ndeshjen e ardhshme kundër Anglisë në barin e ri të Arenës dhe besoj para tribunave të plota në mbështetje të përfaqësuesja së Maqedonisë”.

Në fushën e re fillimisht u shtrua bari artificial dhe më pas u mbjell bari natyra, rrënjët e të cilit më pas janë më të forta dhe më të qëndrueshme. Bari natyral krijon dendësi dhe kompaktësi. Në sezonin e dimrit, pra në dhjetor, janar dhe shkurt, raporti është afërsisht 70-30 në favor të barit natyror. Instalimi i një fushe hibride mund të jetë një zgjidhje efektive, sigurisht nëse mirëmbahet dhe përdoret siç duhet në mënyrën e përcaktuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share