Rikualifikohet vepra dhe hiqet paraburgimi për Muhamed Zekirin

RASTI I TIJ PËRFSHIHET ME NDRYSHIMET NË KODIN PENAL

Ndryshimet në Kodin Penal rezultuan edhe me rikualifikimin e veprës penale për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekirin dhe heqjen e paraburgimit.

Ai ishte akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me furnizimet publike, që me ndryshimet ligjore u tërhoqën dhe tani do të përgjigjet për paragrafin 4 të nenit të ndryshuar.

Sipas dispozitës së vjetër parashihej dënimi me burg nga 5 deri 20 vite. Dispozita e re parasheh nga 1 deri 5 vite burg.

Zekiri është i akuzuar për keqpërdorime të dy marrëveshjeve kontestuese për shërbime konsultuese. Njërën për vlerësimin e vlerës së Shoqatës Aksionare “Posta” dhe tjetra për privatizimin potencial të Hekurudhave – Transporti.

Sipas akuzës, marrëveshjet janë bërë pa tenderë me dy kompani të ndryshme në afat prej dy muajve, pas cka u është paguar shuma prej 1.5 milion euro, shumë e cila vlerësohet si dëm në buxhetin e shtetit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share