Shitja e pronave të Gruevskit – Nebiu: Duhet “dritë jeshile” nga qeveria

I ftuari i sotëm në emisionin Klan Debat është Driton nebiu, drejtor i Agjencisë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar, i cili flet për temat aktual lidhur me shitjen e pronave të konfiskuara të ish kryeministrti Nikolla Gruevski apo edhe të ish kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov. Sa i përket pronave të gruevskit, Nebiu sqaron se Këshili Drejtues i agjencisë që ai e drejton, ka vendosur për shitje, është përcaktuar çmimi, por pritet edhe miratimi nga qeveria.

“Për pronat e konfiskuara të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, unë si drejtor i Agjencisë për menaxhim me pronën e konfiskuar i kam drejtuar deri tek Këshilli Drejtues i Agjencisë. Këshilli ka votuar unanimisht për shitjen e atyre pronave, për të cilat kemi edhe vlerën e përcaktuar nga Byroja për ekspertizë ligjore. Gjithashtu e kam drejtuar edhe në Qeverinë e RMV-së sepse në fund të fundit na duhet dritë jeshile edhe nga qeveria”, deklaroi Driton nebiu në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share