Inteligjenca artificiale i vjen në ndihmë kirurgëve

Ende një provë klinike kjo do të jetë e ardhmja për të mundësuar zhvillimin e operacioneve të pamundura

Inteligjenca artificiale tanimë po ndihmon kirurgët që të kryejnë operacione kritike në mënyrë më efektive dhe më të sigurtë në Spitalin Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar për Neurologjinë dhe Neurokirurgjinë.

Edhe pse ende është një provë klinike, në University College London mjekët shprehen se kjo do të jetë e ardhmja për t’iu mundësuar kirurgëve që të zhvillojnë operacione të cilat më parë ishin pamundura.

Hani Marcus, neurokirurg: Pra, ajo që ne po përpiqemi të bëjmë në të vërtetë është të aplikojmë AI ose inteligjencën artificiale për të mbështetur kirurgët që bëjnë operacionin e tumorit të trurit kryesisht në bazën e trurit. Inteligjenca artificiale do të bëjë të mundur njohjen e problematikave, do të ndihmojë mjekët të dallojnë lehtësisht tumorin dhe do t’i udhëzojë ata se çfarë mund të bëjnë gjatë procesit të operacionit kritik.

I gjithë procesi i operacionit kryhet në kohë reale dhe mjekët nëpërmjet një kamere shikojnë video se ku gjendet tumori. Kjo përpunohet nga inteligjenca artificiale që ndihmon kirurgun të kuptojë se çfarë problematikash ka.

Neokirurgu Hani Marcus shprehet se sistemi i AI analizoi videot e më shumë se 200 operacioneve të tumorit në tru në disa pacientëve.

Hani Marcus, neurokirurg: Pra, ne i bëjmë këto operacione me një kamerë të vogël dhe shikojmë operacionin në kohë reale. Ka gjithashtu një ekran të dytë pranë tij që ofron ndihmë  nga inteligjenca artificiale dhe që mund të përcaktojë problematikat që ka pacienti.  Pra inteligjenca artificiale i vjen në kohë kirurgëve gjatë gjithë kohës. Kjo gjithashtu i ndihmon edhe asistentët të cilët kanë mbaruar studimet dhe punojnë pranë spitaleve.

Kjo do të thotë se inteligjenca artificiale mund të ndihmojë gjithashtu mjekët të zbulojnë zonën e duhur të trurit ku mund të jetë fshehur tumori.

Gjithashtu kjo sipas ekspertëve është e ardhmja e mjekësisë, pasi mjekët vite më parë të cilët kryenin operacione të tilla kalonin orë të tëra në sallë, por me ndihmën e inteligjencës artificiale operacioni shihet në kohë reale dhe mund të zgjasë më pak në kohë.

Danyal Khan, një neurokirurg praktikant ka qenë i përfshirë në zhvillimin e softuerit që tani po e ndihmon atë të kryejë operacione.

Danyal Khan, neurokirurg praktikant: Unë mendoj se ndërsa bëj punën time në këtë spital si neurokirurg i ri mund të ketë faza ku pyes veten, e dini, a kam bërë mjaftueshëm me këtë procedurë të re dhe a duhet të vazhdoj? Mendoj se inteligjenca artificiale tani po gjen vend në çdo fushë dhe vërtet mund të jetë e ardhmja.

Jo vetëm kaq, por kjo aparaturë ndihmon gjithashtu kur pacienti ka komplikacione.

Sophia Bano, profesore e asociuar e robotikës: Mund të ketë raste kur kirurgët janë shumë afër një strukture shumë kritike siç është nervi optik. Kjo mund të sjellë ndonjë dëmtim ose mund të ketë komplikime afatgjata nga ana e pacientit. Pra, i gjithë ky mjet do të lajmërojë kirurgun gjatë procedurës nëse ka ndonjë rrezik të komplikimeve të mundshme.

Sipas mjekëve në Spitalin Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar për Neurologjinë dhe Neurokirurgjinë, kjo aparaturë mund të përdoret në sallat e operacionit brenda dy vjetësh.

Inteligjenca artificiale së fundmi po përdoret edhe për transplantet ku është në gjendje të zgjedhë organet e donatorëve për transplantim me saktësi shumë më të madhe se sa njerëzit.

Për momentin, janë kirurgët ata që duhet të ekzaminojnë organet e donatorëve dhe të vlerësojnë nëse mendojnë se janë mjaft cilësore për t’u përshtatur për transplantim te pacientët. Por, metoda e re e menduar, do të përdorë memorien e AI për të identifikuar dhjetëra mijëra imazhe të organeve të të donatorëve në mënyrë që të zgjedhin ato që kanë shanse më të mira për ta bërë transplantin e suksesshëm.

Jo vetëm kaq, por inteligjenca artificiale mund të ndihmojë ata pacientë, të cilët kanë pësuar aksidente. Kështu kjo po gjen vend në shumë spitale të ndryshme duke iu ardhur në ndihmë njerëzve të cilët kanë thyer krahët, gjymtyrët dhe nëpërmjet aparaturave të ndryshme dërgon sinjale elektrike nga implanti i trurit të tij që bëjnë të mundur lëvizjen e shtyllës kurrizore dhe muskujve të duarve.

Aplikimet e kësaj teknologjie janë të mëdha. Ndërsa studiuesit vazhdojnë ta përmirësojnë atë, implantet nervore mund të ofrojnë lëvizshmëri dhe pavarësi që do të ndryshojë jetën për shumë individë të paralizuar. Punë e ngjashme po bëhet nga Neuralink i Elon Musk, duke demonstruar potencialin e AI për të përmirësuar dobinë e këtyre implanteve.

AI po transformon fushën e mjekësisë, nga implantet diagnostike në analizën e të dhënave. Ky zbulim në rivendosjen e funksionit të gjymtyrëve është vetëm një shembull tjetër se si AI dhe neurotech po avancojnë të kuptuarit dhe aftësitë tona. Mundësitë janë të pafundme, nga luftimi i sëmundjeve deri te zgjatja e jetëgjatësisë.

Ndërsa këto teknologji vazhdojnë të zhvillohen, është e rëndësishme të merren parasysh implikimet etike që ato ngrenë. Ndërsa përfitimet janë befasuese, shkencëtarët duhet të lundrojnë me përgjegjësi kufijtë e këtyre procedurave invazive.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share