“Arabët u mashtruan nga perëndimorët për t’i larguar turqit” – Memeti: Ka problem serioz në Kombet e Bashkuara

Analisti politik, Ibrahim Memeti, në Klan Debat ka thënë se forcat perëndimore kanë pjesë e tyre të fajit në situatën e krijuar në Gaza të Palestinës. Problemet në këtë pjesë të botës, sipas Memetit, kanë filluar që në Luftën e Parë Botërore, kur shtetet arabe iu bashkuan forcave perëndimore kundër Perandoris Osmane.

“Kur ishte Lufta e Parë Botërore dhe shthurja e Perandorisë Osmane, perëndimorët, anglezët, francezët iu premtuan arabëve se ‘na ndihmoni t’i shpartallojmë turqit dhe ju do të keni shtetet tuaja e do të jetoni në demokraci sikur ne’… ata iu bashkangjitën Anglisë dhe Francës dhe i përzunë osmanët. Pas kësaj filloi problemi për ta”, thotë Memeti.

Sipas tij situata në Izrael e Palestinë nxjerr në pah hipokrizinë politike dhe mos unitetin e OKB-së.

“Kombet e Bashkuara duhet të jenë autoriteti që do të ndërmarrë diçka sepse kjo situatë është vendosur me vendimet e Kombeve të Bashkuara se do të ketë dy shtete, kufijtë janë caktuar”, tha mes tjerash memeti./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share