SHBA dhe BE, tjetër përpjekje për dialog

Escobar dhe Lajçak do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin

Në përpjekje për të vazhduar procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ppesëshja e përbërë nga BE-ja, përfaqësuesit e vendeve kryesore të saj dhe SHBA-ja do të udhëtojnë në fundjavë në Kosovë dhe Serbi.

Qëllimi i vizitës së emisarit Miroslav Lajcak, atij amerikan Gabriel Escobar dhe të dërguarve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë është të arrihet progres konkret në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Por Presidentja Vjosa Osmani tha se procesi i dialogut duhet të rimendohet pas sulmit të 24 Shtatorit.

Duke komentuar deklaratën e Presidentes së Komisionit Evropian në Tiranë se ende janë duke pritur rezultatet e hetimeve për të pasur qëndrim të qartë rreth ndërmarrjes së masave ndaj Serbisë, Osmani sërish insistoi se prapa agresionit të muajit të kaluar nuk ka dyshim se qëndron Serbia.

BE-ja po vazhdon t’i mbajë në fuqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share