Skandali në Onkologji: Komisioni Parlamentar – dëshmojnë Filipçe dhe Mexhiti

FILIPÇE MBRON ISH DREJTORIN E ONKOLOGJISË: PROFESIONIST U KA NDIHMUAR PACIENTËVE

Ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ai aktual Fatmir Mexhiti po dëshmojnë para Komisionit Hetimor Parlamentar për skandalin e Klinikës së Onkologjisë. Filipçe tha se nuk ka qenë në dijeni për sistemin KATO, i cili prej vitit 2017 nuk përdoret në Onkologji. Kryetarja e Komisionit Rashela Mizrahi e pyeti ish-ministrin Filipçe nëse drejtori i Klinikës Nino Vasev ka punuar me etikë.

“Deri sa unë kam qenë ministër gjëja kryesore ka qenë të dëgjohet zëri i pacientëve edhe për këtë shkak kishim një bashëkupim me shoqatat. E kishin derën e hapur në ministri e ne i dëgjonim se me çfarë sfida ballafaqohen pacientët. Ndryshe sa i përket drejtrorit Vasev ai është një profesionist i lartë që i ka ndihmuar të gjithëve dhe nëse dikush dyshon se ka kryer një krim mund të hetohet. Gjatë mandatit tim nuk ka pasur dështime në punën e Klinikës së Onkologjisë” – tha Venko Filipçe.

Pritet që pas ministrit Filipçe të dëshmojë edhe Ministri actual Fatmir Mexhiti.

Deri më tani, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, kanë folur para Komisionit i cili duhet të përcaktojë përgjegjësinë politike për skandalin e terapisë onkologjike. /KlANmACEDONIA/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share