Osmani: Ndarja e Shqipërisë nga RMV-ja – duhet ta pyesni VMRO-DPMNE-në!

“FRANCA MBËSHTET RMV-në DHE SHQIPËRINË NË RRUGËTIMIN E TYRE DREJT BE-së”

Franca nuk ka hamendje në mbështetjen për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rrugëtimin e tyre drejt BE-së, vlerëson Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i pyetur nëse ekziston mundësia që të ndahen rrugët e tyre, sidomos pas deklaratës së Presidentit francez Emanuel Macron, I cili në Tiranë saktësoi se vendi i tij do ta mbështesë Shqipërinë në procesin e integrimit evropian.

“Nëse do të ketë ndarje, duhet ta pyesni partinë opozitare. Topi është tek ne dhe ndryshimet kushtetuese janë momenti që do të vendos nëse do të ketë ndarje ose vazhdim të bisedimeve me BE-në, bashkë me Shqipërinë. Për momentin është cështje e opozitës, por për shkurt do të bëhet për të gjithë ne” – deklaroi Bujar Osmani.

Ministri Osmani është shprehur optimist për ndryshimet kushtetuese dhe se nuk do të ketë ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, duke pohuar se deklarata e Macronit ishte dedikuar për Shqipërinë e jo për rajonin.

“Mendoj se nuk duhet të marrim mesazhe nga deklarata e Macronit për shkak se ai ishte për vizitës dypalëshe në Shqipëri dhe nga atje mesazhet ishin dedikuar për Shqipërinë, e jo për rajonin” – tha Osmani.

Derisa partitë më të mëdha politike në këtë periudhë intenzivisht janë duke menduar për datën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare, duket se në plan të dytë mbetet cështja e ndryshimeve kushtetuese.

Afatet që qeveria I kishte planifikuar për ndryshimet kushtetuese, ishin që të bëhen deri në fund të vitit, kur pritet të përfundojë procesi i skriningut të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, procesi në Kuvend nisi më 18 gusht, por Kryeparlamentari Talat Xhaferi, ndërpreu seancën, për shkak se koalicioni qeverisës LSDM-BDI për momentin nuk mund të sigurojnë shumicën e domosdoshme prej dy të tretave për hapjen e Kushtetutës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share