Ueda ‘shpërthen’ në lot, Arlindi i qëndron pranë: Më ke mua tani!

Gjatë ‘Prime’ të së dielës, ishullorët janë përballur me emocione të forta për ato çfarë kanë ndodhur gjatë javës. Arlindi dhe Ueda janë diskutuar gjatë për marrëdhënien e tyre të sapokrijuar. Përballja e Arlindit me Xhoanën, komentet e opinionistëve dhe në fund rikrijimi i çifteve duken që s’kanë qenë situata të lehta për Uedën.

Ueda ka ‘shpërthyer’ në lot pas ‘Prime’ sepse këtë javë ajo duhet të përballet me një situatë të vështirë, të kalojë natën me ish-partnerin e saj, Aleksandros.

Arlindi i ka qëndruar afër duke e inkurajuar dhe duke i shprehur që do të jetë pranë saj.

Arlindi: Më ke mua ke edhe familjen tënde, çfarë do më shumë ti?

Arlindi i rikujton Uedës vlerat që ajo ka duke u shprehur:Babai jot është shumë krenar për ty sepse ka një vajzë shumë inteligjente, të rezervuar, të sjellshme dhe shumë pozitive.

Episodet ditore të Love Island Albania transmetohet çdo ditë në orën 18:20, në Tv Klan./Love Island Albania

Lexo gjithashtu
Total
0
Share