Broja lë pas dëmtimin dhe kthehet në stërvitje me Chelsea-n

Armando Broja ishte lojtari që të gjithë prisnin në grumbullimin e fundit të Shqipërisë, i konsideruar me të drejtë nga të gjithë si një lojtar që mund ta ndihmonte akoma dhe më tepër këtë grup për siguruar kualifikimin në europianin e vitit të ardhshëm. Megjithatë, 22-vjeçari u largua nga grumbullimi i kuqezinjve vetëm 2 ditë pasi kishte nisur, për shkak se sulmuesi nga Malësia e Madhe pati një shqetësim në gju

Ekzaminimet treguan se lëndimi nuk ishte serioz, diçka që konfirmohet dhe në këtë fundjavë, për shkak se futbollisti është bashkuar me grupin në seancën e fundit stërvitore të Chelsea. Broja do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës që do të kenë blutë e Londrës, javën e ardhshme ndaj Arsenal.

Broja vjen pas një dëmtimi që e ka mbajtur jashtë fushave të lojës për rreth 10 muaj e natyrisht frika e një tjetër dëmtimi është e madhe, por në të njëjtën kohë një situatë e tillë lë vend për teori të ndryshme. Broja nuk ishte në shkallët e “Air Albania” në ndeshjen me Çekinë, siç u pa Ardian Ismajli, i cili gjithashtu ishte i dëmtuar, por qëndroi pranë kuqezinjve.

Fatmirësisht gjërat shkuan mirë për Shqipërinë, e cila në këto kualifikuese ka shkëlqyer në pot kuptimin e fjalës, pavarësisht mungesave apo dëmtimeve që kemi pasur në këtë rrugëtim, por interesimi i lartë për Brojën nga tifozët e opinioni publik dhe ai largim pas vetëm 2 ditësh grumbullim, nuk lë një shije dhe aq të mirë!

Lexo gjithashtu
Total
0
Share