SHBA pa ambasadorë në Lindjen e Mesme

Bllokada në Senat mban peng edhe ambasadorin e ri në Shqipëri

Bota po shikon e habitur mosfunksionimin dhe vonesën e Senatit të SHBA në votimin e emrave të rinj për ambasadorë dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.

Ndërsa Izraeli kalon në një fazë lufte dhe përgatitet për një pushtim të mundshëm të Rripit të Gazës, Shtetet e Bashkuara nuk kanë ende një ambasador të konfirmuar në Izrael.

Të emëruarit e Presidentit Biden, Jack Lew i duhet të presë konfirmimin me vota në senat ku mosmarrëveshjet politike ende nuk janë zgjidhur. Lew shërbeu si drejtor i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit nën Presidentin Bill Clinton.

SHBA-të po ashtu nuk kanë një ambasador të konfirmuar në dy vendet fqinje të Izraelit, Liban dhe Egjipt, që të dyja ka të ngjarë të përfshihen në krizën e fundit.

Uashingtoni nuk ka një ambasador në Kuvajt apo Oman, dy kombe të tjera në lindjen e mesme. Senati nuk e ka konfirmuar as koordinatorin në luftën kundër terrorizmit që duhet të përfaqësonte Departamentin e Shtetit.

Po ashtu mbeten te bllokuara edhe qindra nominime për poste ushtarake dhe civile. Ndër nominimet që janë mbajtur janë krerët e Flotës së Pestë të SHBA-së, forcës detare në Lindjen e Mesme, dhe për oficerët në Komandën Qendrore, e cila ka juridiksion mbi operacionet ushtarake të SHBA-së në zonë.

Në këtë moment trazirash, kjo situatë në Senat po minon pozitën ndërkombëtare të Amerikës. Potenciali për një luftë në shkallë më të gjerë në rajon është real dhe po kështu është mundësia që forcat amerikane të përfshihen qoftë në mbështetje të Izraelit apo në mbrojtje të vërtetë të trupave apo civilëve amerikanë duke e bërë veçanërisht të pafalshme dështimin për të konfirmuar liderët në këto role.

Rregullat arkaike te senatit lejojnë qe edhe një senator të vetëm të mbajë peng kandidatët për ambasador. Në diplomaci, një ambasador i konfirmuar flet me autoritetin e plotë të Shteteve të Bashkuara në një mënyrë që nuk e bën një i ngarkuar i përkohshëm me punë. Ambasadorët janë gjithmonë të rëndësishëm, por në raste krizash ato janë edhe më të rëndësishme.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share