Shtyhet greva e kontrollorëve të trafikut ajror

QEVERIA: DO TË PUNOHET NË ÇËSHTJET E HAPURA

Kontrollorët e komunikacionit ajror kanë shtyrë grevën e paralajmëruar për sot, pas takimit që kanë mbajtur në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, me përfaqësues të Sindikatës së M-NAV (SSKL) dhe menaxhmentit të ndërmarrjes për kryerjen e veprimtarisë së ofrimit për kryerjen e veprimtarisë dhënie të shërbimeve të navigacionit ajror SHA M-NAV Shkup, ku janë pajtuar që të punohet në çështjet e hapura.

Nga Qeveria njoftuan se, me të këtë mundësohet që trafiku ajror të zhvillohet rregullisht. Në ndërkohë vijon koordinimi me ministrinë dikasteriale, me synim realizimin e plotë të detyrimeve të ndërmarra nga të dyja palët.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut konsideron se marrëveshja kolektive e nënshkruar, vendimi për angazhimin e një firme konsulente që në mënyrë profesionale do të kryejë analiza funksionale për përmirësimin e funksionimit të ndërmarrjes, si dhe pëlqimi për ngritjen e nivelit të transparencës për të gjitha çështjet dhe përpunimi i një studimi që do të jep drejtimet e ardhshme për zhvillimin e ndërmarrjes tregon se zgjidhjet janë të mundshme përmes një dialogu funksional”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Sindikata e kontrollorëve të fluturimeve paraprakisht paralajmëroi grevë për sot. për shkak të sjelljes joprofesionale të drejtorëve lidhur me punësimet dhe sistemimet e brendshme.

Sipas pretendimeve të sindikatës, gjatë procesit të punësimeve në M-NAV prioritet u jepet atyre që zgjidhen nga drejtorët, kurse kjo nuk garanton cilësi dhe shkakton revoltë tek kuadrot kualitative që nuk u jepet shansi për progres./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share