Qeveria: Shtyhet greva e M-NAV, do të punohet për çështjet e hapura

Në takimin e mbajtur në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, me përfaqësues të Sindikatës së M-NAV (SSKL) dhe menaxhmentit të ndërmarrjes për kryerjen e veprimtarisë së ofrimit për kryerjen e veprimtarisë dhënie të shërbimeve të navigacionit ajror SHA M-NAV Shkup.

Me këtë mundësohet që trafiku ajror të zhvillohet rregullisht. Në ndërkohë vijon koordinimi me ministrinë dikasteriale, me synim realizimin e plotë të detyrimeve të ndërmarra nga të dyja palët.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut konsideron se marrëveshja kolektive e nënshkruar, vendimi për angazhimin e një firme konsulente që në mënyrë profesionale do të kryejë analiza funksionale për përmirësimin e funksionimit të ndërmarrjes, si dhe pëlqimi për ngritjen e nivelit të transparencës për të gjitha çështjet dhe përpunimi i një studimi që do të jep drejtimet e ardhshme për zhvillimin e ndërmarrjes tregon se zgjidhjet janë të mundshme përmes një dialogu funksional.

Kjo qasje e tillë e përgjegjshme nga të gjitha palët është një mënyrë e përshtatshme për zgjidhjen e çështjeve të hapura në interes të qytetarëve dhe publikut.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share