Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka thënë se viktimave në Gaza nga sulmet ajrore izraelite është rritur në 1 mijë e 100.
Sipas shifrave të reja, ministria thotë se numri i përgjithshëm i personave të lënduar është mbi 5 mijë e 300, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Nga 1 mijë e 100 të vdekur, ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se në mesin e tyre janë 326 fëmijë, 171 gra dhe 603 burra.
Kurse, nga 5 mijë e 339 të lënduar, 1 mijë e 217 janë fëmijë, 744 gra dhe 3 mijë e 378 burra.