FIFA: Gianni Infantino priti presidentin e FFM-së Muamed Sejdinin

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, sot në Cyrih ka  pritur  delegacionin e FFM-së, të kryesuar nga presidenti Muamed Sejdini.

Në delegacionin e FFM-së , krahas  prwesidentit Muamed Sejdini ështe edhe   sekretarja e përgjithshme, Natalia Bozhinovska Ilievska dhe Vladimir Gashevski, anëtar i Bordit të Drejtorëve të FFM-së.

Gjatë takimit, ku mori pjesë edhe Drejtori i Shoqatave Anëtare të FIFA-s të Organizatës Botërore të Futbollit, u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme të futbollit, mundësitë që ofron programi FIFA Forward për të mbështetur shoqatat, si dhe investimet në infrastrukturë dhe futbollin e femrave. .

Federata e Futbollit të Maqedonisë mbështet përpjekjet që FIFA po bën për zhvillimin e futbollit përmes proceseve të përcaktuara nga presidenti Gianni Infantino. Nën udhëheqjen e tij, FIFA ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe po investon në zhvillimin e futbollit në mbarë botën”, tha presidenti i FFM-së, Muammed Seidini.

FFM me sukses i shfrytëzon fondet në dispozicion dhe kemi diskutuar se në çfarë mënyrash të tjera mund të punojmë me FIFA-n për të vazhduar zhvillimin e futbollit në Maqedoni. Ishte kënaqësi të dëgjoje komplimente të shumta për punën tonë dhe kombëtaren dhe është obligim që të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të investojmë për të justifikuar reputacionin që gëzon FFM në botën e futbollit me rezultate të mëtejshme”, shtoi Seidini./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share