Gripi sezonal: Vaksinim falas – prioritet të moshuarit dhe të sëmurët kronik

MSH: KEMI RRITUR SASINË, JANË POROSITUR 60 MIJË VAKSINA

Me ndryshimin e temeraturave po mbushen edhe poliklinikat me pacientë. Ka filluar sezoni i gripit sezonal. E për këtë Ministria e Shëndetësisë ka filluar me regjistrimin për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullatës. Prioritet do të kenë personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësor dhe të moshuarit.

“Me qëllim të mbrojtjes së një numri më të madh të njerëzve nga gripi sezonal, Ministria e Shëndetësisë këtë vit ka rritur sasinë e vaksinave të prokuruara, përkatësisht ka prokuruar 60 mijë doza të katër llojeve të vaksinave të gripit sezonal të destinuara për vaksinim falas për të moshuar (mbi 65 vjeç), Personat me sëmundje kronike, – Punonjësit e kujdesit shëndetësor, – Gratë shtatzëna, – Fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Vaksinimi është planifikuar të fillojë në gjysmën e dytë të muajit tetor. Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht tek grupet e rrezikut. Duke plotësuar aplikacionin, ju regjistroheni për vaksinim direkt në sistemin Termini Im. Sipas orarit të parashikuar në planin e vaksinimit, do të merrni informacion me SMS për datën, orën dhe vendin e saktë se kur duhet të vaksinoheni./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share