VMRO-DPMNE: Pesë vende të BE-së vlerësojnë se RMV-ja nuk meriton hapjen e negociatave!

LSDM: OFROJMË INTEGRIMIN, DPMNE-ja IZOLIMIN!

Për shkak të nivelit të lartë të krimit dhe korrupsionit, pesë vende të mëdha anëtare të Bashkimit Evropian, vlerësojnë se Maqedonia e Veriut nuk meriton nisjen e negociatave për anëtarësim në BE – ka theksuar Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, në debatin e sotëm në Strugë me titull “Lufta me krimin dhe korrupsionin, vlerë themelore evropiane”, në kuadër të fushatës “Është e rëndësishme! Prej teje varen ndryshimet”, përcjellë KlanM.

“Nëse Maqedonia, sipas perceptimit për korrupsion, ishte në 30 të parat në botë, e jo në 100 të parat sic është për momentin, besoni se shumë ndryshe do të dukej problem me Bullgarinë. Për këtë shkak, së paku 5 vende anëtare të BE-së, mendojnë se Maqedonia nuk meriton nisjen e negociatave me BE-në dhe për këtë shkak nuk bëhen presione ndaj Bullgarisë. Nuk ka presione sepse mendojnë se vendi nuk ëhstë gati”, tha Aleksandar Nikolovski.

Me tribunë partiake është prezantuar edhe LSDM-ja. Nga Gostivari socialdemokratët kanë potencuar se LSDM-ja ofron integrim, kurse DPMNE-ja izolimin. Këto komente janë bërë në kuadër të fushatës “Rezultate që bëjnë dallimin”.

“DPMNE-ja ofron frikë, tensione mes grupeve etnike, më pak investime, më pak mundësi për t`i dhënë fund varfërisë. Zgjedhja është e qartë dhe duhet të fitojmë që ta shpëtojmë brezin e ardhshëm të vendit. Vendi i kulturës maqedonase është në BE, vendi ynë është në BE”, tha Sanja Lukarevska.

Ndërkaq, VMRO-DPMNE-ja është zotuar se në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, do të miratohet Rezolutë për përgjimin. Sipas nënkryetarit të opozitës, Aleksandar Nikolovski, nëse pushteti nuk e respekton këtë vendim, atëherë, sipas tij, do ta zbatojë qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së dhe se do të ketë përgjegjësi për përgjimet dhe ndjekjet e jashtëligjshme./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share