Alban Krasniqi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Ilir Gashi i Partisë Demokratike të Kosovës, kanë pasur një përplasje të ashpër në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Përplasja shpesh herë ka vazhduar edhe me akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit.
Teksa ishte duke kundërshtuar vazhdimin e mandatit të Burim Ahmetajt në Sekretariat të KQZ-së, Krasniqi tha se ligjshmëria është kërcënim për Gashin.
“Je i përfshirë në krejt çështjet që kanë të bëjnë me punësim, je i përfshirë edhe te Rifat Krasniqi, që nuk është sot prezent. Ti je strumbullari i të keqes së këtij institucioni. Ti je duke shantazhuar, ti je shantazhuesi në këtë institucion. Ligjshmëria e institucionit është kërcënim për ty”, i tha Krasniqi-Gashit.
“Këtu e ftoj Prokurorinë, komplet këtu të vjen Prokuroria”, thotë Krasniqi, teksa Gashi ia kthen “cilën duash edhe të Serbisë merre”.
“Jo, jo të Republikës së Kosovës, me atë të Serbisë je ti i lidhur edhe partia jote”, thotë Krasniqi e që pastaj vazhdojnë me përplasje nga
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje janë përplasur e fyer në mbledhjen e së premtes, raporton Ekonomia Online. Shkak u bë vazhdimi i mandatit edhe për një vit të shefit të Sekretariatit, Burim Ahmetaj.
Anëtarët e komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) janë përplasur e fyer në mbledhjen e së premtes, raporton Ekonomia Online. Shkak u bë vazhdimi i mandatit edhe për një vit të shefit të Sekretariatit, Burim Ahmetaj.