“Mund të tërhiqemi nga traktati për armët bërthamore”
Presidenti rus Vladimir Putin konfirmon atë që prestigjozja amerikane New York Times e njoftoi pak ditë më parë, por që zëdhënësi i Kremlinit e hodhi poshtë.
Rusia ka testuar me sukses një raketë me energji bërthamore. Agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti, që citon Presidentin Putin, shkruan se është testuar me sukses raketa ndërkontinentale Burevestnik.
Fjala është një për raketë jashtëzakonisht të fuqishme që fut në rreze gjithë globin. Përveçse mund të kryejë sulme të mëdha bërthamore në çdo cep të globit, raketa është e pajisur me një minireaktor bërthamor, çka do të thotë se shtytja e saj bëhet me energji bërthamore.
Kjo i mundëson energji të mjaftueshme për të kryer një fluturim të plotë përreth botës, ndryshe nga raketat e zakonshme me shtytje reaktive që e kufizon ndjeshëm rrezen e veprimit.
Raketa mendohet se ka qenë duke u zhvilluar që në vitin 2018. Putin tha se Rusia nuk ka në plan të ndryshojë doktrinën e Rusisë si një vend që nuk përdor armët bërhtamore.
Megjithatë, siç shkruajnë mediat ruse, në Moskë po shtohen zërat për një tërheqje të mundshme të Rusisë nga Traktati Gjithëpërfshirës për Ndalimin e Testeve Bërthamore i vitit 1996 ku bëjnë pjesë 187 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Tv Klan