Sulmi rus vret 48 persona në një dyqan ushqimesh në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se një sulm rus në Ukrainën lindore ka vrarë të paktën 48 persona.

Përmes një postimi në Telegram, presidenti ukrainas tha se Rusia shënjestroi një dyqan ushqimesh të enjten.

Ai e përshkroi sulmin si një “krim brutal rus”.

Sulmi raportohet të ketë ndodhur pranë Kupiansk, në rajonin e Kharkivit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share