Osmani: Nëse dëshmohet implikimi i Serbisë – rishqyrtojmë pjesëmarrjen në ”Open Ballkan”!

“IDEJA E “BALLKANIT TË HAPUR” ISHTE PAJTIMI”

Nëse dëshmohet se në ngjarjet e 24 shtatorit në veri të Kosovës është e implikuar Serbia, Maqedonia e Veriut duhet ta rishqyrtojë pjesëmarrjen e saj në nismën “Ballkani i Hapur”, ka deklaruar gjatë një interviste në TV Telma, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Sipas tij, Serbia duhet të bëjë përpjekje dhe të dëshmojë se nuk është e implikuar në këtë ngjarje.

“Nëse ka cfarëdo qoftë implikimi shtetëror, me të vërtetë bëhet e pamundshme pjesëmarrja jonë dhe vendeve tjera të rajonit, për shkak se ideja e “Ballkanit të Hapur” ishte pajtimi. Kjo që ndodhi në veri të Kosovës me sulmin, shpresoj të dëshmohet se nuk ka implikim shtetëror, por nëse dëshmohet se ka, mendoj se duhet ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë” – tha Bujar Osmani.

Nryshe për sulmin terrorist më 24 shtator në Banjskë, autoritetet e Kosovës e kanë fajësuar Serbinë, mirëpo autoritetet në Beograd e kanë hedhur poshtë këtë akuzë.

Sulmi ndaj Policisë në Banjskë është dënuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe është bërë thirrje për përballjen e sulmuesve me drejtësinë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share