Mandl për samitin e Granadës: Mundësi e mirë për zgjidhje mes Kosovës e Serbisë

EP Plenary Session – Situation in Belarus and at its border with the EU and the security and humanitarian consequences

Komuniteti Evropian Politik (EPC) do të mblidhet këtë të enjte, në qytetin spanjoll të Granadës.

Deputeti austriak, njëherësh zëdhënës i politikës së jashtme i partisë OVP në Parlamentin Evropian, thotë se ky samit do të jetë një mundësi e mirë për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Presioni, i cili shpesh mund të gjurmohet në Rusinë e Putinit, po rritet në Evropë. Kjo kohët e fundit është bërë e qartë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe gjithashtu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo është ajo ku EPC ofron një mundësi për të gjetur zgjidhje. Është mirë që e gjithë Evropa është mbledhur rreth një tavoline, ose më mirë thuajse e gjithë Evropa. Sepse lëvizja për liri e Bjellorusisë nuk është ende e ftuar”, tha Mandl në një deklaratë me shkrim për media, raporton Klankosova.tv.

Komuniteti Politik Evropian u themelua në Pragë në tetor 2022 dhe sot në Granada janë të ftuar krerët e shteteve dhe qeverive të 47 shteteve. Përveç 27 anëtarëve të BE-së, janë të përfaqësuar edhe Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe disa vende fqinje në Ballkanin Perëndimor dhe në juglindje të BE-së, duke përfshirë Kosovën, Turqinë, Armeninë, Azerbajxhanin e Serbinë. /Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share