Një mësuese e Anglishtes në gjimnaz është pezulluar nga detyra e saj pasi u zbulua se kishte një llogari në ‘OnlyFans’. Mediat e huaja shkruajnë se Brianna Coppage, 28 vjeç punonte si mësuese në gjimnazin “St Clair” në Franklin County të SHBA-së.
Ata që zbuluan llogarinë e saj ishin kolegët dhe siç shprehet Brianna kishte frikë prej kohësh se një gjë e tillë do dilte në pah.
Ajo thotë se u bë pjesë e OnlyFans për të fituar të ardhura, pasi paga si mësuese ishte shumë modeste.
“Nga OnlyFans merrja deri në 10 mijë dollarë në muaj, krahasuar me 42 mijë dollarë në vit që fitoja si mësuese”, thotë Brianna. Ajo shton: E dija se kjo ditë do të vinte, edhe pse në llogarinë time mund të aksesohej vetëm duke u abonuar me kartë krediti.
“Tani s’do jem kurrë në gjendje të jap mësim. Jam e trishtuar, më mungojnë studentët e mi! Megjithatë nuk pendohem për atë që kam bërë“, përfundoi Brianna./tvklan.al