Propozim ligji për amnisti mbërrin në Kuvend!

KOVAÇEVSKI: LIGJI NUK ËSHTË BËRË PËR INDIVIDË, POR PËR VEPRA TË LEHTA PENALE

Qeveria i ka dërguar sot Kuvendit propozim ligjin për amnisti. Nga kabineti i kryeparlamentarit, Talat Xhaferi njoftuan se, ligji është propozuar që të sillet me procedurë të shkurtuar dhe veç më u është dorëzuar grupeve parlamentare të partive politike.

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski tha se propozim ligji nuk është me flamur evropian dhe nuk është bërë për individë, por për vepra më të lehta penale, siç njofton Klan M, me qëllim që të relaksohen kapacitetet e stërmbushura në burgun e Idrizovës dhe në objektet tjera në kuadër të Drejtorisë së Ekzekutimit të Sanksioneve.

“Numri i vendeve në burgje është diku 2.113, ndërsa për momentin ka 2.113 në burgje, ndërsa për vuajtje të dënimit presin edhe 2.200 persona, kjo do të thotë se për momentin kemi nevojë për 4.000 vende që të vendosen të gjithë që presin për vuajtje të dënimit, do të bëj krahasim. Qendra më e madhe me kapacitete akomoduese në shtet, me të gjitha akomodimet hotelierike ka 4000 vende. Të gjithë po t’i bëni objekte për të dënuar, për një javë, prap do të mungojnë vendet e lira” – deklaroi Dimitar Kovaçevski.

VMRO – DPMNE veç më ka paralajmëruar se do të bllokojë ligjin. Sipas liderit të kësaj partie, me këtë ligj pushteti ka për qëllim t’i lirojë nga burgu kriminelët të cilëve ua kanë premtuar këtë.

“Me këtë ligj janë përfshirë kriminelë, njerëz që kanë bërë tregti me substanca të paligjshme apo të njohur si narko dilerë, kanë larë para, kanë bërë zhvatje, dhunë dhe kështu me radhë. Dhe ata duhet të marrin ulje të dënimeve me burgje apo një pjesë e tyre të marrin edhe amnisti të plotë” – tha Mickoski.

Me këtë propozim ligj parashihet që personat që janë të dënuar deri me 6 muaj burg të lirohen nga dënimi, ndërsa ata që kanë dënime më të larta se 6 muaj, propozohet që t’u ulet dënimi për 30%. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share