Xhiroja e 9-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut solli barazim 2:2 për Shkëndijën që ndau pikët me Gostivarin vendas. Dy epërsive të vendasve (Atiemwen 12’ dhe Potuk 45’+1), u përgjigjem me Totren (minuta e 25-të nga penaltia) dhe Cake (89’). Trajneri Nuhiu vlerëson se ekipi dominoi në fushë duke pasur posedimin e topit dhe shanset për gol, mirëpo duke qenë në negativë deri në fund edhe barazimi është i pranueshëm përballë një Gostivari shumë më cilësorë se sa pozita e tyre në tabelë.
Pas ndeshjes për kanalin zyrtar të KF Shkëndija ka folura trajneri Ardian Nuhiu.
“Kishim gjithçka në kontroll, qarkullimin e topit, posedimin, mënyra se si e kishim organizuar takimin, duke mbyllur gjithë ato hapsirat që krijonte kundërshtari. Personalisht mendoj se pozita e Gostivarit në tabelë gënjen, pasi vërtet kanë lojtarë cilësorë, sidomos në aspektin individual, futbollistë që dinë të bëjnë diferencën. U ndëshkuam në momentin tonë më të mirë, pastaj treguam karakter dhe u kthyem shumë shpejt. Pastaj në vend që të shkonim në pauzë me 1:1, ne pranuam gol nga një rivënie anësore, edhe pse e kishim përgatitur edhe atë, mirëpo ja pranuan gol. Më pëlqen ekipi pasi nuk po dorëzohet në asnjë moment dhe luftohet deri në fund. Në momentin që barazuam, duke kërkuar fitoren rrezikuam edhe ta humbnim takimin.”
Barazimi në kë të ndeshje gjithësesi se ishte epilogu më real,. Trajneri Nuhiu pë epilogun thotë:
“Në fakt ndeshje e luftuar. Është një pikë e fituar sepse edhe kundërshtarin e shoh duke u komponuar si grup. Atë që thash, vërtet kanë cilësi sidomos në fazën ofenzive dhe mendoj se do të jetë kundërshtar shumë i vështirë për të gjitha skuadrat në kampionat. Jo vetëm Gostivari, por të gjitha ndeshjet po tregohen se janë të vështira dhe në futboll nuk ka ndeshje të lehtë, e sidomos kur përballen me Shkëndijën që paraqet motiv të dyfishtë për çdo rival. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë, të përgatisim ekipin, këtë ndeshje duhet ta harrojmë sa më shpejtë, sepse për tre ditë na pret ndeshja tjetër të cilën duhet ta përgatisim në formën sa më mirë për ta fituar takimin. ”
Shkëndija të mërkurë me fillim në ora 14:00, zhvillon ndeshjen e mbetur nga xhiroja e dytë e sezonit vjeshtor kundë ekipit kampion Struga trim Lum. /KlanMacedonia/