Lautaro Martinez “poker” ndaj Salernitanës

Interi sonte e mposhti Salernitanën në udhëtim me rezultatin 0-4.

Dhe padyshim se lojtari që shkëlqeu ishte sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez, i cili i shënoi të katër golat.

Golin e parë e shënoi në pjesën e dytë, në minutën e 62-të pas një pasimi nga Marcus Thuram ndërsa në minutën e 77-te sërish i njëjti del në skenë kësaj radhe duke shënuar golin e dytë për mysafirët.

Martinez shënoi edhe dy gola më vonë, në minutën e 85-të përmes penaltisë, si dhe në të 89-tën për rezultatin final të kësaj ndeshjeje 0-4.

Në këtë ndeshje luajti edhe mesfshori shqiptar, Kristjan Asllani, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë në minutën e 54-të

Pas kësaj fitoreje, Inter renditet në vend të pare me 18 pikë, po aq sa ka edhe Milan në vendin e dytë, por se me golaverazh më të dobët se Interi, kurse Salernitana gjendet në vendin e parafundit në tabelë me vetëm 3 pikë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share