Sulmet në Banjskë: Radojiçiqi merr përgjegjësinë!

PËR ARDHJEN NË BANJSKË NUK E KAM NJOFTUAR BEOGRADIN

Millan Radoiçiq e ka pranuar të premten se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator dhe se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite. Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviq për publikun nga Beogradi.

Ardhja ime në veri të Kosovës më 24 shtator nuk ka asnjë lidhje me angazhimin tim në Listën Serbe dhe për këtë shkak jam dorëhequr nga partia – thuhet në letrën e nënkryetarit të “Listës Serbe”, Milan Radojiçiq, që u lexua në Beograd nga avokati i tij. Në letër thuhet se lidhur me shkuarjen e tij në veri të Kosovës nuk e ka njoftuar Beogradin.

“Po i njoftoj të gjithë persekutorët vigjilentë të popullit serb, prej Kurtit e te ndihmësit e tij të shumtë të huaj, se unë personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë kundër pushtuesit dhe ky akt i imi nuk ka asnjë karakter apo qëllim tjetër, dhe nuk ka të bëjë fare me të kaluarën time” – thuhet në letrën e Radojiçiq.

Në letër, Radoiçiq ka theksuar se vrasja e policit të Kosovës ka qenë “aksidentale”, pas së cilës ka nisur “një përleshje e ashpër nga të dyja palët”. Ai e ka njoftuar opinionin se po jep dorëheqje nga pozita e tij në Listën Serbe, duke theksuar se përfshirja e tij politike në Listën Serbe “nuk kishte të bënte me kthimin e tij në Kosovë”. Ai ka thënë, mes tjerash, në letër se do t’i përgjigjet ftesës së autoriteteve të Republikës së Serbisë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share