9 shtetas të Turqisë përfundojnë nën pranga, arrestim masiv në aeroportin e Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë mbrëmjes që lamë pas, ka pasur një arrestim masiv në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Nëntë (9) shtetas të Turqisë kanë përfunduar nën pranga, pasi të njëjti dyshohet se kanë falsifikuar vizat dhe lejet britanike.

“Më 28.09.2023 në ora 20.00 në Vendkalimin Kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria Е.Т.(42), О.Е.(33), А.Ј.(29), К.А.(29), Е.S.(27), М.Е.А.(30), H.Т.(28), М.Z.(21) и V.S.(25), të gjithë nga Republika e Turqisë, për shkak se gjatë kontrollit kufitar tek ata janë gjetur viza dhe leje britanike për qëndrim për të cilat ekzistojnë dyshime se janë të falsifikuara. Ata u janë dorëzuar policëve të departamentit për krim ndërkufitar dhe migrim në Shkup për procedurë të mëtejme”, qëndron në njoftim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share