Java e modës në Paris, Saint Laurent prezanton koleksionet e reja

Ishte radha e Saint Laurent të prezantojë në Paris atë ç’ka marka propozon për verën e ardhshme. Shtëpia franceze e modës qëndron besnike e ngjyrave bazike, e bardha dhe e zeza, grija e bezha, por këtë herë, thuajse në çdo veshje, spikat ngjyra kaki, nga bustet elegante te pantallonat kargo, fustanet e ngushta e të shkurtra apo këmishat e holla.

Me pasarelën të ngritur buzë Senës, me pamje magjike nga Kulla Eifel, Saint Laurent u përgëzua për elegancën e veshjeve të ditës dhe mbrëmjes, mbi takat e larta. Beli në pah është sugjerimi i Saint Laurent për femrat, pavarësisht veshjes elegante apo më sport. Fundet sugjerohen po ashtu të ngushtë, pas trupi, shoqëruar me body apo bluza saten. Veshja plotësohet nga syzet e mëdha, kapele aviacioni e rripa të mëdhenj lëkure, që e kompletojnë stilin kryesisht pranveror.

Java e Modës në Paris përfundon më 3 Tetor dhe deri atëherë, kryeqyteti francez do të mirëpresë qindra adhurues të modës, por edhe yje të showbiz-it, që nuk humbasin rast për të shijuar nga afër koleksionet e reja dhe takimet me njëri-tjetrin.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share