Bekteshi: Në çdo qytet nga 10 markete të mbyllura!

PESHEV: MARKETET NUK KISHIN KOHË TË MJAFTUESHME TË RIORGANIZOHEN

Në secilin qytet ka nga 10 markete të mbyllura, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai sot ka shpalosur disa nga e rrjetet e supermarketeve të cilët janë mbyllur për shkak se nuk kanë respektuar vendimin e ri të Qeverisë për uljen e çmimit të produkteve dhe nuk kanë vendosur etiketë “çmim i garantuar”.

“Unë nuk e kam problem t’i numëroj marketet që janë mbyllur, të gjithë e dinë se cilat janë ato. Në rajonin e Shkupit bëhet fjalë për “Vero” dhe “Viva Fresh”. Nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar për t’i thënë ato. Të gjithë ata që nuk respektojnë masat do të mbyllen dhe do të publikohen. Përafërsisht në çdo qytet ka prej 8 deri në 10 markete të cilët janë mbyllur “, tha Kreshnik Bekteshi.

E për këtë ka reaguar kryetari i Odës Ekonomike Antoni Peshev i cili tha që Qeveria duhet t’u lë hapësirë supërmarketeve pasi që ata kanë pasur periudh të shkurtë për tu riorganizuar.

Ndërkohë Nesër qeveria duhet të marrë një vendim për uljen e çmimeve të pijeve por poashtu është duke u duke analizuar për zbritjen e çmimeve të e produkteve higjienike, e kjo do të përfundojë deri në fund të javës. Ndryshe, disa lloje të bukës, prodhime të qumështit, mishit, vezët, pastat, pemët dhe perimet apo 25 kategori të produkteve me vendim të Qeverisë, janë liruar për 10%, në krahasim me çmimet që ishin më 1 gusht. Këto prodhime duhet detyrimisht të shënohen me mbishkrimin “çmim i garantuar”./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share