Karate: Berat Jakupi fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik në Tiranë

Në qytetin Evropian të sportit për vitin 2023 ,në Tiranë për  tre  ditë me radhë mabhet  Kampionati Ballkanik i karatesë për senior  dhe veteran, ku marrin pjesë  karateist  nga 12 vende ballkanike.

Kampioni i Maqedonisë Veriut, karatetisti nga Gostivari Berat Jakupi në kategorinë + 84 kilogram, ka fituar medaljen e argjendtë në deri te medalja e argjendtë ka arritur duke mundur katër kundërshtarët e tij dhe ate: sllovenin Jan Bezočnik (6:0), boshnjakun Anes Bostandziq (2:1), karateistin nga Kosova Benjamin Shabani (7:0) dhe serbin Bogdan Trikos (2-0).  Në  finale u deshtë që të përballet me serbin Gjorge Teshanoviq  nga i  cili pësoi me rezultat minimal  0-1.

Jam  kënaqur me medaljen e argjendtë që arrita ta fitoi këtu në Tiranë ku mbahet Kampionati Ballkanik I karatesë për senior. Ky  sukses erdhi  pas  një lëndimi të rëndë por tani çdo  gjë është rregull. Në  ndeshjen  finale nuk desha të rrezikoja shkaku se kisha dhimbje në këmbë  dhe  duke  ditur   se vetëm pas  dy muajsh kemi botërorin në Budapest.  Tani më mbetet  që të vazhdojë përgatitjet  intensive për Kampionatin botërorë pasi  kam  qëllimet e mija që të luftoj pë medalje” tha për KlanMaqedoni, nën kampioni Ballkanik, Berat Jakupi.

Sfida e radhës e Berat Jakupit do të jetë Kampionati botërorë ku pritet të shënojë rezultat të mire dhe të kurorëzojë këtë seri të sukseseve me medalje edhe nga Botërori pas rikuperimit që kishte pas operacionet. Fillimisht u shpall kampion shtetërorë, tani u stolis me medalje të argjendtë në kampionatin ballkanik dhe shpresojmë se  ai  do të vazhdon rrugëtimin e sukseseve e edhe  në Botërorin që do mbahet në Budapest në fund të nëntorit,

Me dalje të argjendtë Maqedoninë e Veriut kanë fituar edhe  Emil Pavllov  dhe ekipi i katave meshkujt, ndërsa Petar Zaborski dhe Fahik Veseli kanë fituar medalje të bronztë. Te  vajzat Viktorija Jovanovska ka fituar  medaljen e argjendtë, ndërsa Veronika Kostovska të bronzit. Në kategorinë e veteranëve  Hristaki Davitkovskiështë shpalluar kampion Ballkanik./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share