Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të pjesëmarrjes në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billstrom.
Ministri Osmani, siç njoftohet, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme nga Suedia në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar veçanërisht rolin aktiv të Suedisë për mbarëvajtjen e proceseve reformuese në vendin tonë.
“E vlerësojmë lartë përkushtimin e Suedisë për të qenë partneri ynë dhe mbështetës kryesor financiar për arritjen e rezultateve të rëndësishme reformuese që na afrojnë me familjen evropiane”, ka thënë Ministri Osmani./KlanMacedonia