Ministria e Arsimit dhe Shkencës me mbështetjen financiare nga fondet IPA të Bashkimit Evropian, ka zhvilluar sistem të ri të integruar për punën elektronike të shkollave. Në zgjidhjen e re softuerike janë integruar sugjerimet e mësimdhënësve , prindërve të nxënësve dhe të gjitha institucioneve që kanë akses në sistem dhe pritet që sfidat e deritanishme të tejkalohen plotësisht.
Siç njofton Ministria e Arsimit dhe Skencës, tashmë janë zbatuar testet fillestare të sistemit të ri, në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me Byronë e Zhvillimit të Arsimit, Inspektoratin Shtetëror Arsimor, Qendrën Shtetërore të Provimeve dhe me mësimdhënësit e shkollave.
“Paralelisht po zbatohen edhe trajnimet për aplikimin e ditarit të ri elektronik, ku të njejtit janë vizituar deri më tani nga 40 administratorë të IT të shkollave, ku sëpari do të pilotohet zgjidhja softuerike, si faza e dytë e procesit të testimit gjatë këtij viti shkollor. Trajnimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, duke përfshirë të gjithë administratorët e IT të shkollave”, theksojnë nga MASH.
Sistemi i ri do të aplikohet zyrtarisht në të gjitha shkollat, pasi të jenë plotësuar të gjitha kushtet e parapara në procesin e testimit dhe pas migrimit të të dhënave nga sistemi ekzistues në atë të ri.
Siç theksojnë, priten të ndodhin gjatë gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor aktual ose në fillim të vitit të ardhshëm.