Interi rikthehet në Ligën e Kamioneve me entuziasmin e fitores në derbi kundër Milanit. Zikaltrit që ishin finalistët e sezonit të shkuar të kompeticonit, do të luajnë në transfertë kundër Real Sociedad.
Përveç Kuadrados, tek Interi nuk do të luajë edhe mesfushori Çalhanoglu.
Por trajneri Simone Inzaghi nuk është i shqetësuar, pasi në vend të turkut, do të aktivizojë mesfushorin kuqezi Kristjan Asllani.
“Real Sociedad është një skuadër e fortë, duhet t’i përballojmë me organizimin e duhur. Çalhanoglu jashtë? Kam besim te Asllani: ai është një lojtar i madh. Na e kërkuan shumë, por ne nuk e lamë. Ai është një futbollist i rëndësishëm që ka të njëjtën vlerë si Calhanoglu. Objektivi është që të përjetojmë netë si ato të vitit të kaluar.”
Sipas Inzaghit, Asllani është gati për këtë përballje, pasi ai ka luajtur takime të rëndësishme, ashtu si edhe futbollistët e tjerë.
Klan News