BE: Kosova dhe Serbia të përmbushin marrëveshjet e arritura

BORRELL NË NJUJORK NJOFTON MINISTRAT PËR TAKIMIN E 14 SHTATORIT

Përkrahje të forte sa i përket dialogut Kosovë Serbi për normalizimin e marrëdhënieve thotë të ketë marrë nga ministrat e Jashtëm të BE-së përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borreli.

Gjatë një takimi jorformal në New York ai i ka njoftuar ministrat për rrjedhën e takimit të 14 shtatorit ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbë në Bruksel ndërsa ka shprehu sic ka thënë shqetësimin për mungesën e zbatimit të marrëveshjes.

Nga Kosova e Serbia sipas tij kërkohet të fillohet me zbatimin e Marrëveshjes bazë pa vonesë, duke u bazuar në propozimin e BE-së dhe ka thënë se këtu përfshihet edhe zbatimi i plotë i marrëveshjeve të kaluara të arritura në dialog.

”Dyja palët janë pajtuar në këtë rrugë të normalizimit më herët këtë vit. Është një gjë obliguese, e Këshilli po u kërkon palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe frymë të mirë për zbatimin e saj. Ajo që duam, dhe ajo që kërkojmë ne është të fillohet me zbatimin duke u bazuar në propozimin tonë dhe pa vonesa, këtu përfshihet edhe kërkesa për të dyja palët që t’i zbatojnë plotësisht dhe pa vonesa, marrëveshjet e kaluara të dakorduara në dialog” – tha Josep Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së.

Pas këtij takimi Bashkimi Evropian nëpërmjet një komunikate për media ka bërë thirrje që puna për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të nisë pa ndonjë shtyrje të mëtejmë apo parakushte.

”BE-ja përkrahë përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell në cilësinë e Lehtësuesit të Dialogut Beograd-Prishtinë, si dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajcak, dhe u kujton palëve se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon nëpër dialog të lehtësuar nga BE-ja dhe nëpërmjet normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Të dyja rrezikojnë të humbasin mundësitë për të përparuar në rrugët e tyre evropiane” – thonë nga BE-ja.

Nënsekretari i Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-së, Derek Chollet ka ka zhvilluar një takim në New York me presidenten Vjosa Osmani ku ka theksuar nevojën e depërshkallëzimit të tensioneve.

Ai nëpërmjet platformës X ka bërë të ditur se ka kërkuar angazhim urgjent në dialog si çelësi i stabilitetit rajonal dhe integrimit në BE.

Një ditë pasi kryeministri Albin Kurti akuzoi emisarin e BE-së se ishte në koordinim me Serbinë në takimin e 14 shtatorit Lajcak në një reagim në platformën X ka thënë se BE-ja dhe ShBA-ja kanë të njëjtin qëndrim për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe janë në një vijë për të ardhmen përpara duke ia bashkangjitur një fotografi të takimit të tij me Chollet dhe Escobar.

Më 14 shtator pala kosovare dhe ajo serbe nuk arritën të pajtoheshin për zbatimin e aneksmarrëveshjes së Ohrit. Borreli dhe Vuciq akuzuan Kurtin se nuk pranoi propozimin e BE-së derisa Kurti tha se ishte I vetmi që shkoi me propozim e I cili u refuzua nga Serbia. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share