Shumë njerëz shpesh i kanë duart e ftohta dhe gjatë dimrit edhe kur vishni doreza të trasha të ftohtit nga duar nuk largohet.
Mund t’i fërkoni duart, t’i ngrohni në një filxhan kafeje të nxehtë, por përfundimisht i ftohti do të kthehet.
Pra, pyetja që është në mendjen e të gjithëve njerëzve me duar të ftohta është: Pse ju ftohen duart? Dhe si mund të shpëtoni prej kësaj.
Një nga arsyet kryesore të duarve të ftohta ka të bëjë me qarkullimin e gjakut. Nëse sistemi i qarkullimit të gjakut nuk funksionon mirë, duart tuaja do të ftohen.
Trupi juaj dhe sistemi juaj i qarkullimit të gjakut punojnë shumë për t’ju mbajtur ngrohtë, shkruan Tips and Tricks, transmeton Klankosova.tv.
Kur jeni në një klimë më të ftohtë, ata do të duhet të punojnë më shumë. Është veçanërisht e rëndësishme që organet tuaja të qëndrojnë të ngrohta.
Kjo është arsyeja pse sistemi juaj i qarkullimit do të sigurohet që ka mjaft gjak që qarkullon rreth organeve tuaja.
Por, ai gjak duhet të vijë nga diku. Kjo do të thotë se ndonjëherë gjaku nga duart tuaja është i nevojshëm për të ngrohur pjesën tjetër të trupit tuaj.
Përmirësimi i qarkullimit të gjakut do t’ju ndihmojë të mbani duart tuaja të ngrohta kur është ftohtë jashtë.
Nëse dëshironi të përmirësoni qarkullimin, mund të ushtroni rregullisht ose të pini pak çaj xhenxhefili.