Mjeku i njohur Ilir Hasani në emisionin Pit Stop me Arian Demollin mes tjerash ka folur edhe për operacionet e komplikuara.
“Revizionet janë operacionet më të komplikuara si në aspektin teknik si në aspektin e vendimit se çfarë lloji operacioni do bëhet. Këtu bëhet fjalë për një pacient i cili është operuar pothuajse para një viti dhe sërish ka një kolaps të diskut në mes unazës së 4-të dhe të 5-të kjo është një kolaps mjaft i madh dhe ndodhin shpesh” – tha mjeki Ilir Hasani. /KlanMacedonia/