Partitë opozitare, Lëvizja Demokratike, BESA, Altenrativa kanë dorëzuar interpelancë kundër Lubomir Jovevskit, përcjellë Klan M.
”Një grup deputetësh të partive Alternativa, BESA, Lëvizja Demokratike sot kemi dorëzuar interpelancë për punën e prokurorit Lubomir Jovevski, arsyeja themelore është kulminacioni i punës së tij jotransparente dhe humbje e besimit të institucionit publik dhe rastit tragjik ku mbetën të vdekur 14 persona në djegien e spitalit të Tetovës” – thuhet mes tjerash në konferencën e përbashkët AAA-BESA-LD. /KlanMacedonia/