Escobar: S’kam marrë zotim nga Kurti për zbatimin e marrëveshjes

ZGJEDHJET NË VERI – TË DORËHIQEN KRYETARËT SHQIPTARË

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i tha Zerit te Amerikes se nuk kishte marrë asnje zotim nga kryeministri Kurti, për zbatimin e marrëveshjes baze te arritur ne Oher mes Kosovës dhe Serbisë dhe aneksit të saj. Kurti kishte deklaruar se bisedoi me emisarin amerikan “për rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj”.

“Ne duam zotim konkret për fillimin e zbatimit të marrëveshjes. Sa i përket Kosovës, kjo përfshin prezantimin e draftit të asociacionit për komunat me shumicë serbe. Kurti nuk u zotua për ta bërë këtë gjë. por në thelb, u zotua të shkonte në Bruksel dhe të ishte i pranishëm në takime, por asgjë përtej kësaj”, tha Gabriel Escobar.

Emisari amerikan tha se rruga më e shpejtë dhe më e lehtë për zgjedhjet e reja në veri të Kosovës do të ishte nëse kryetarët e tanishëm shqiptarë japin dorëheqje.

“Nëse Kurti deshiron të kemi zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve, mendoj se dorëheqjet e krereve e kater komunave ne veri janë rruga më e shpejtë, më e lehtë. Peticioni si nismë e qeverise kosovare nuk është provuar ndonjëherë më parë. Ne po kërkojmë nga serbët që të marrin pjesë plotësisht në ato zgjedhje kur ato të vendoset të mbahen. Se si arrijmë deri aty, është çështje që do të diskutohet mes palëve, por gjithsesi besoj se dorëheqjet do të ishin rruga zgjidhja më e shpejte”, tha Gabriel Escobar.

Escobari tha se ajo që e shqetëson është mungesa e vazhdueshme e koordinimit nga te dyja palet.

“Të gjitha planet qe hartohen duhet të jene në kuadër të dialogut. Ne ju u bëjmë thirrje dy palëve që të sigurohen që të gjitha çështjet të koordinohen me bashkësinë ndërkombëtare. Kjo përfshin shfrytëzimin e njësive të posaçme të policisë për shpronësime dhe dëbimin e disa institucioneve serbe nga ndërtesat qeveritare”, theksoi ai.

Escobar i bëri këto komente në prag të takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të enjten në Bruksel.

Ky do të jetë takimi i parë i Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që kur tensionet në veri të Kosovës u rritën në fund të majit.

Kryetarët shqiptarë te kater komunave ne veri nuk kanë pranuar të japin dorëheqje, KURTI është zotuar për organizimin e zgjedhjeve TE PARAKOHSHME, por ai dëshiron ta bëjë këtë përmes një udhëzimi administrativ që u mundëson qytetarëve t’i shkarkojnë kryetarët e komunave të tyre përkatëse përmes një peticioni.

Në fillim të këtij muaji, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq – i cili doli nga zgjedhjet e prillit dhe vjen nga partia e kryeministrit Kurti Vetëvendosje – kërkoi lirimin e një objekti komunal në Lagjen e Boshnjakëve, për të cilin tha se “janë duke e shfrytëzuar në mënyrë të jashtëligjshme katër institucione të Serbisë, pasi objekti i përket komunës.”

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Drejtoria e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale prej kohësh përdorin këtë ndërtesë komunale.

Ky vendim është kundërshtuar nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada amerikane në Prishtinë.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share