Lëndohen dy policë, kapën një kontrabandist emigrantësh – ai i goditi me veturë

Me datën 12.09.2023 rreth orës 15:10 në magjistralen Veles-Shkup, zyrtarë policorë nga stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Mihajllovë në Qendrën regjionale për çështje kufitare Jug dhe polic nga SPB Veles kanë ndaluar S.E.(24) nga .Studeniçani, Shkup për shkak të veprës penale të kontrabandimit të emigrantëve, përcjellë Klan M. Ai me veturën “Mazda” me targa të Shkupit të cilin e drejtonte, nuk është ndalur në shenjë ndalimi të dhënë nga zyrtarët policorë, pas së cilës automjeti është përplasur me veturën zyrtare të policisë, duke u shkaktuar lëndime dy policëve dhe S.E.

Më parë siç njofton Klan M, S.E. në afërsi të stacionit të pagesës Demir Kapi është ndalur dhe nga vetura kanë zbritur tetë emigrantë nga Siria, të cilët kanë goditur rampën e stacionit të pagesës në Otovicë.

S.E. është ndaluar dhe kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës, ndërsa mërgimtarët janë transferuar në qendrën për emigrantë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share