Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri siguron se deri në fund të shtatorit do të dorëzohen të gjithë librat për të gjitha klasat në arsimin fillor gjegjësisht për klasën e tretë dhe të gjashtë që për shkak të programeve të reja mësimore po vonon shpërndarja e librave.
Pret se pas një takimi të Komisionit Nacional për Libra i cili do të mbahet nesër do të miratohen edhe librat e fundit për klasën e gjashtë dhe menjëherë, siç tha, do të filohet me përgatitjen e tyre teknike – grafike, përkthim dhe dorëzim në shkolla.
“Të gjitha librat, sipas të dhënave që kemi marrë nga Shërbimi Pedagogjik, janë dorëzuar. Për klasën e tretë, siç ishte premtuar, dërgesa përfundon këto ditë. Për të gjashtën kam njoftuar se Komisioni Nacional i Librave ka mbajtur mbledhje të enjten, ndërsa nesër do të ketë edhe një mbledhje dhe kam informacion pozitiv se do të miratohen librat e fundit. Dorëzimi i gjithçkaje për këtë vit do të përfundojë deri në fund të shtatorit”, deklaroi Shaqiri në Ohër, pas hapjes së konferencës shkencore ndërkombëtare në të cilën po mbahet punëtoria trajnuese për Renë Shkencore të Hapur Evropiane (EOSC).
Ministri edhe këtë herë në pyetjet e gazetarëve u përgjigj se vonesa ka të bëjë me atë që për herë të parë pas një periudhe të gjatë ka programe të reja mësimore në bazë të të cilave përgatitet libër. Byroja për Zhvillim të Arsimit, siç tha, për programet për klasën e tretë ka vepruar më shpejtë se sa për klasën e gjashtë për të cilën janë vonuar me dorëzimin e programeve.
“Kërkoj mirëkuptim sepse e dimë se kemi libra të miratuar për klasën e parë, njëjtë si edhe për klasën e dytë, katërt dhe të pestë dhe ato, në pjesën më të madhe janë dorëzuar më një shtator, njëjtë si edhe për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë. Këtë vit situata u paraqit nga aty që kishim procedura të miratimit dhe veprimeve për botim”, shtoi Shaqiri.